Nga makinat te palestrat/ Ja çfarë do të lejohet nga 1 Qershori

0
Nga hapja e kufijve tek ndalimi i kinemave, 8 lehtësirat nga 1 ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një sërë masash të reja, të cilat hyjnë në fuqi nga 1 qershori, lidhur me kufizimet për parandalimin e Covid-19, duke filluar nga lëvizja e këmbësorëve dhe makinave në të gjithë vendin deri te lejimi i plazhit dhe palestrave.

1-Lejohet lëvizja në të gjithë vendin për të gjitha kategoritë (këmbësorë, biçikleta, ciklomotorë dhe mjete) pa kufizim orari.

Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për datat 30-31 maj ku ndalohet lëvizja nga zonat e kuqe në zonat jeshile dhe anasjelltas.

2-Lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre të gjithë aktivitetet e nomenklaturës se aktiviteteve ekonomike duke respektuar protokollet e sigurisë dhe rregullat e miratuara për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare.

3- Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 2 të këtij urdhëri bëhet për aktivitetet e mëposhtme

a-klubet e natës

b-aktivitete kultutore, teatrot, kinematë

c-pishina

4-Ndalohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë.

5-Hapen parqet dhe zonat e gjelbërta duke filluar nga data 01.06.2020.

6-Hapen kurset e formimit profesional, edukativ dhe argëtues, këndet e lojërave për fëmijë në ambiente të hapura. Palestra, qendrat e internetit, sipas protokolleve të miratuara dhe rregullave të mirarura për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare duke filluar 01.06.2020

7-Lejohet kryerja e konkurseve për punësim të personelit, konkurseve të shkollimit dhe specializimit duke filluar nga 01.06.2020, sipas protokolleve të miratuara dhe rregullat e miratuara për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare.

9-Hapen plazhet vëtëm për struktuara akomoduese nga data 01.06. 2020

Artikulli i mëparshëmSkandali/ PD: Veliu duhet shkarkuar. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal
Artikulli i radhës‘Venecia’ vulos: Meta kishte të drejtë me emërimet në Kushtetuese