Idealja është që pataten e kaluar në rende ta mbështillni në një napë të pastër pambuku dhe ta shtrydhni fort.
Patatet zakonisht i përdorim vetëm për sallatra dhe gjellëra të ndryshme, por në shumë vende të botës ato konsumohen edhe në mëngjes.
Jo nuk po flasim për omletën, por për një recetë krejt të veçantë e cila disa truke të vogla kthehet në mengjesin që do t’ju mbajë të ngopur me gjatë dhe do ju japë energji për ta nisur ditën mbarë.
Receta në fjalë tregon se si patatet grihen në shirita të hollë, kaurdisen duke i dhënë formën e petës petashuqe me hudhër, kripë e qepë dhe bëhen krejt të parezistueshme.
Përbërësit:
3-4 patate mesatare
Një lugë çaji kripë
Gjysmë luge çaji hudhër pluhur
Gjysmë luge çaji qepë pluhur
Gjysmë filxhan çaj vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përgatitja:
Lajini patatet me gjithë lëkurë deri sa në sipërfaqe të mos ketë asnjë papastërti.
Lëkura është e nevojshme sepse aty gjendet pjesa më e madhe e fibrës.
Më pas, grijini patatet hollë në rende dhe shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.
Lërini mënjanë të kullojnë dhe vendosni tiganin në zjarr.
Pasi të kenë kulluar patatet, spërkatini me pluhurin e qepës, hudhrës, kripën dhe piperin.
Kur të jetë ngrohur vaji në tigan, hidhni shiritat e patates duke i shtypur lehtë me lugë druri e krijuar kështu një shtresë të njëjtrajtshme.
Lërini të gatuhen për 2 minuta dhe më pas përziejini dhe shtypini sërish e lërini të vazhdojnë të kaurdisen.
Këtë ritual duhet ta përsërisni disa herë derisa patatet të bëhen krokante dhe peta të marrë një ngjyrë të kafenjtë me nuanca të arta.
Dy truke të rëndësishme për patate krokante
Teknikat e mëposhtme ndihmojnë amvisat që patatet të bëhen krokante por të buta.
E para është për momentin kur patatja duhet të kullojë pra të mos nxjerrë më lëng.
Idealja është që pataten e kaluar në rende ta mbështillni në një napë të pastër pambuku dhe ta shtrydhni fort.
Më pas, mund t’i fusni në mikrovalë në temperaturë të lartë për 2 minuta.
Nëse nuk keni mikrovalë, përpara tiganisjes apo kaurdisjes, ziejini patatet për dy minuta dhe më pas kullojini dhe hidhini në tigan./AgroWeb.org