Në shtëpinë e Napolit nuk ka paqe, stafi drejtues duhet të bëjë llogaritë më shumë lojtarë të cilët janë në skadencë të kontratës por dhe me Koulibaly i cili dëshiron të ndryshoj ambient. Në të njëjtën situatë është edhe Hysaj, me kapitenin kuqezi që prej kohësh kërkon largimin. Pas 5 sezonesh në Napoli, anësori shqiptar ia ka bërë të qartë dëshirën e tij drejtuesve të klubit. Në çdo dalje publike, menaxheri i Hysaj nuk nguron të shpreh idenë e tyre për të ndryshuar ekip, fakt për të cilin publikisht dhe personalisht kanë njoftuar edhe presidentin De Laurentiis.
Ky është viti i duhur që Hysaj të largohet, nëse nuk ndodh diçka e tillë rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Me Gattuson në stol, Hysaj rifitoj sërish vendin e titullarit çka ka bërë që drejtuesit e Napolit të shqyrtojnë mundësinë për ta mbajtur sërish në skuadër, edhe nëse do të jetë të detyruar ta humbasin me parametra zero. Napoli investoj 5 vite më parë afro 5 milion euro për ta transferuar nga Empoli. Sipas mediave italiane, interesimi për Hysaj nuk mungon teksa pëlqehet jo vetëm nga disa skuadra në Serie A por dhe në Premier League.