COVID-19/ Ulen ndjeshëm vdekjet dhe të infektuarit në Itali në 24 orët e fundit

0

Kurba e pandemisë në Itali po shkon dita ditës drejt një trendi reduktimi si në numrin e viktimave ashtu dhe në atë të raste të infektura.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19 në 33,475 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 është deri sot më 233,175 si dhe janë shënuar 179 raste pozitive më shumë në 24 orë.

Numri i personave aktivë pozitiv me koronavirus në Itali është 41,367.

Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive.

Buletini i Mbrojtjes Civile Italiane për të gjitha rajonet:

Image
Artikulli i mëparshëmSkenë e denjë për filma/ Vrasja në Laç, ekzekutuesit morën peng fillimisht fëmijët e biznesmenit
Artikulli i radhësAtentatorin e plagosur e çoi familja në spital, shokët e veshur si policë e dërguan në shtëpi