
Altin Dumani do të jetë zëvendës drejtues pas Arben Krajës në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Sot është mbajtur mbledhja në SPAK ku është marrë dhe ky vendim teksa prokurorët janë ndarë në dy seksione.
7 prokurorë të SPAK janë në sektorin kundër Krimit të Organizuar, dhe 5 në seksionin e Krimit dhe Korrupsionit. Altin Dumani do të jetë njëkohësisht drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar kurse i Seksionit të Korrupsionit do jetë Ervin Kondili.