Mbyllja e kufirit me Shqipërinë/ Tërhiqet pala kosovare, Ministria e Brendshme: Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

0
Pika e kalimit kufitar Morine

Pas problemeve që shkaktoi në pikën kufitare të Morinës, ku kamionë nga Shqipëria janë penguar nga pala kosovare, pasi duhet të bënin dezinfektimin, vjen një reagim nga ministria e Brendshme kosovare.

Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Ministria kosovare sqaron se kjo procedurë ishte vendosur për shkak të situatës me COVID-19.

NJOFTIMI
Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.
Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Artikulli i mëparshëmMeta kujton 170-vjetorin e lindjes së Sami Frashërit: Mirënjohje rilindësve të vërtetë për trashëgiminë e pasur kombëtare që lanë
Artikulli i radhës“Zgjedhorja”, opozita e bashkuar nuk tërhiqet: Këshilli Politik të mblidhet nesër