Rritet çmimi i naftës në botë, ndryshimi do të reflektohet edhe në Shqipëri. Bursa për datën 1 Qershor 2020

0

Çmimi i naftës në bursat botërore vijoi rritjen për shkak të pritshmërisë për uljen e mëtejshme të prodhimit dhe rritjes së konsumit pasi shumë vende në mbarë botën po rihapin ekonomitë. Në bursën londineze, çmimi i një fuçie për dërgesë në gusht u rrit me 7.7 për qind duke arritur në 37.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia u rrit me 6.7 për qind duke arritur në 35.49 dollarë.

Në pesë javët e fundit, çmimi i naftës është rritur dukshëm sepse shumë vende i kanë lehtësuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lexo edhe: Tregjet globale përgatiten për një tronditje të re/ Shkak bëhen tensionet SHBA – Kinë. Bursa për datën 29 Maj 2020

Pas rënies së madhe të muajit mars dhe prill për shkak të paralizimit të aktivitetit ekonomik, çmimi i një fuçie në bursat amerikane u rrit gjatë majit me 88 për qind, ndërsa në bursën e Londrës çmimi është rritur me 40 për qind, rritja më e lartë që nga marsi i vitit 1999.

Në vendin tonë ende nuk kanë filluar rritjet abuzive, por sa herë që çmimi ndryshon në bursa, kompanitë shqiptare reagojnë, duke e rritur edhe ato. Ndërkohë kur ka ulje, kompanitë shqiptare justifikohen se kanë rezerva të mëdha.

Konsumi për frymë mbetet ende i dobët krahas heqjes së kufizimeve për udhëtimet, të vendosura në shumë vende për penguar përhapjen e koronavirusit.

Nga fillimi i majit, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK-ut dhe prodhuesve të pavarur të kryesuar nga Rusia për ulje më të madhe të prodhimit, afërsisht me 9.7 milionë fuçi në ditë.

Takimi i rregullt i OPEK-ut dhe i aleatëve të saj është caktuar për në javën e dytë të qershorit. Arabia Saudite dhe disa anëtarë të OPEK-ut mendojnë ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në gjysmën e dytë të vitit, por nuk kanë marrë ende mbështetjen e Rusisë.

Bursa për datën 1 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA302.25+ 10.00
DIESEL289.25+ 10.50
BRENT35.47+ 1.08

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmZyrtari i Vetëvendosjes tregon të vërtetën për masat kufitare Shqipëri-Kosovë pas pandemisë
Artikulli i radhësGjithcka rreth grupit misterioz Anonymous