Misteri i ‘shpërndarësve të heshtur’ të Covid-19. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë prova për…

0
Covid

Teksa kriza përhapet, shkencëtarët kanë zbuluar më shumë prova në lidhje me një tipar të çuditshëm dhe shqetësues të koronavirusit. Shumë njerëz që infektohen kanë kollë, ethe ose humbje të shijes dhe nuhatjes, të tjerët nuk kanë fare simptoma dhe kurrë nuk e kuptojnë se janë të infektuar me Covid-19.

Studiuesit thonë se është jetike për të kuptuar se sa janë prekur në këtë mënyrë dhe nëse “shpërndarësit e heshtur” po e nxisin pandeminë.

Lexo edhe: Studimi: Koronavirusi nuk u përhap nga lakuriqët te njerëzit

Kur njerëzit u mblodhën në një kishë në Singapor më 19 janar, askush nuk mund ta mendonte se ngjarja do të kishte pasoja globale për përhapjen e koronavirusit. Ishte e diel dhe, si zakonisht, një nga shërbimet po zhvillohej në Mandarin. Midis kongregacionit në Kishën Jeta dhe Misionet, në katin e parë të një ndërtese, ishte një çift, të dy të moshës 56 vjeç, të cilët kishin ardhur atë mëngjes nga Kina.

Teksa zunë vendet e tyre, ata dukeshin krejtësisht të shëndetshëm, kështu që nuk kishte arsye të mendosh se mund të bartnin virusin. Në atë kohë, një kollë e vazhdueshme u kuptua se ishte tipari më dallues i Covid-19 dhe u pa si mënyra më e mundshme për ta transmetuar atë. Të mos kesh simptoma të sëmundjes duhet të ketë kuptimin që të mos kesh shanse për përhapjen e saj. Ata u larguan sapo mbaroi mesha. Por menjëherë pas kësaj, situata u keqësu në një mënyrë tërësisht konfuze. Gruaja filloi të sëmuret më 22 janar, e ndjekur nga burri i saj dy ditë më vonë. Për shkak se ata kishin fluturuar nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit, kjo nuk ishte befasi e madhe.

Por gjatë javës që vijoi, tre banorë lokalë gjithashtu u sëmurën pa asnjë arsye të qartë, duke i bërë nga rastet e parë dhe më enigmatik të koronavirusit në Singapor. Përpunimi i asaj që kishte ndodhur do të çonte në një pasqyrë të re dhe shqetësuese se si virusi po gjente me sukses viktimat e reja. BBC

Artikulli i mëparshëmAlbpetrol tenton sërish, nxjerr në shitje 48 mijë ton naftë bruto
Artikulli i radhësCOVID-19/ Vdekja e 62- vjeçarit tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik, por nuk vdiq nga koronavirusi