Jose Mourinho është gati për rifillimin e ndeshjeve zyrtare. Premier League do të rifillojë në datë 17 qershor dhe më të lumturit janë tifozët e Liverpool.
Ata do të festojnë titullin kampion pas 30 viteve pritje, ndërsa në skuadrat e tjera ekziston frika dhe pasiguria.
Lexo edhe: Lacio ka një garanci nga Imobile, sulmuesi do respektin mbi paratë!
Jose Mourinho ka dhënë një prononcim për holandezen De Telegraaf, aty ku fton të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Ndeshjet duhet të rinisin, tifozët duan futboll dhe “Special One” i karikon të gjithë me fjalët e tij.
“Nuk duhet të tregohemi egoistë dhe nuk duhet të pretendojmë shumë. Është momenti që edhe ne të japim diçka nga vetja. Nuk mund t’i kërkojmë shumë gjëra autoriteteve, mendoj se ka ardhur koha të luajmë. Duhet t’u japim njerëzve atë që presin nga ne.
Dëmtimet? Është normale të pësosh dëmtime në fazën përgatitore përpara fillimit të sezonit, kështu që mund të kemi edhe në këto momente“, deklaron trajneri portugez i Tottenham.