COVID-19/ Shifra shqetësuese nga Maqedonia e Veriut, 4 viktima dhe 101 të infektuar në 24 orë

0

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 974 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 101 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Kumanovë 12, në Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Ohër-1, Kavadarci-1, Gostivar-3, Koçani-3, Probishtip-2.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 84 vjeçar nga Prilepi, i cili ishte pranuar në spital me 17 maj. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë pacient nga Tetova në moshën 75 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 24 maj, jetë ka ndërruar një 71 vjeçar i cili ishte shtrirë në spital me 26 maj si dhe një 58 vjeçar i cili ishte pranuar në spital me 30 maj.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.492 persona me koronavirus, prej të cilëve 1605 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 145 pacientë. Për momentin ka 742 raste aktive.

Artikulli i mëparshëmJa çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti moderatorja e sportit
Artikulli i radhësGreqia pezullon fluturimet me Katarin/ Pasagjerët rezultojnë pozitiv me COVID-19