
Greqia pezulloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Katar ditën e sotme, pasi 12 nga 91 pasagjerët që udhëtonin në linjën Doha-Athinë të ‘Qatar Airways’ pas testimit dolën positive me koronavirus.
Avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë. Pezullimi është të paktën deri më 15 qershor.
Kujtojmë që deri tani në Greqi janë infektuar 2,937 persona nga të cilët kanë vdekur 179 persona.