MSH bën bilancin: 20 të prekur nga koronavirusi në 24 orë, 15 raste në Tiranë

    0
    20 të prekur nga koronavirusi

    Numri i të infektuarve me koronavisus në Shqipëri arrin në 1184, 253 raste prej tyre aktive. Në vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste te reja, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

    Përditësimi i të dhënave u bë nga Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami
    Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

    NJOFTIMI I PLOTE
    Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
    Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

    Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

    Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

    Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

    Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
    Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

    COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
    Testime totale 16817
    Testime molekulare 15365
    Testime serologjike 1452
    Raste pozitive 1184
    Raste të shëruara 898
    Raste Aktive 253

    Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
    Tiranë 172
    Krujë 22
    Durrës 15
    Kamëz 12
    Shkodër 10
    Mat 9
    Lushnje 6
    Berat 2
    Fier 2
    Korçë 1
    Librazhd 1
    Mallakastër 1

    Artikulli i mëparshëmKrijohet konfuzion, mesazhi për ndihmën 40 mijë lekë u shkon dhe individëve që nuk e përfitojnë; Tatimet sqarojnë ç’po ndodh
    Artikulli i radhësArrestohen tre të rinj në Tiranë për pirateri, mënyra që kishin gjetur për të hakëruar platformat dixhitale