Shkencëtarët testojnë ‘Ibuprofen-in’, mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë

0

Shkencëtarët britanikë po testojnë ‘Ibuprofen-in’, si një ilaç që mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga gjiganti ‘BBC’, i cili thekson se spitalet britanike po e përdorin ilaçin ‘Ibuprofen’ për të lehtësuar simptomat e pacientëve me Covid-19.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80 për qind shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat bartës të koronavirusit.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me ‘Ibuprofen’ mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Artikulli i mëparshëmKomisionerë të depolitizuar: Çfarë tregojnë përgjimet e Dibrës për mësuesit
Artikulli i radhësPërdhunimi i nxënëses 15 vjeçe, Tirana mbushet me parulla (FOTO)