Klasifikimi post Covid-19, ndryshon konfigurimi në Superligë

0
Skenderbeu

Të paktë ishin ata që besonin se Skënderbeu mund të ishte konkurrues këtë sezon, me një dënim të rëndë mbi kurriz që i mohon europën dhe me një merkato me pikatore. Mbase besonin vetëm presidenti Takaj dhe trajneri Daja, sot ekipi i tyre është kthyer në një “makineri” thuajse perfekte, me një ritëm të ngjashëm me Tiranën, ekipi i vetëm që Egbo nuk ka mundur ta mposht. 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit, janë shifra që flasin qartë, korçarët janë një skuadër me klas që janë rikthyer me kohë të plotë të luftojnë për një vend në europë, në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Federale në Zvicër.

Superliga

Aktualisht ndodhen në vendin e 3-të me 44 pikë, plus 2 nga Laçi. Kurbinasit humben një shans të pastër teksa nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Teutës. Përjashto Tiranën, nga Kukësi i vendit të dytë deri tek Teuta e vendit të pestë janë katër ekipe që luftojnë për 2 vende në Europë. Pas javës së 27-të, Vllaznia, Partizani dhe Bylis janë tre ekipe që më shumë se sa për europën duhen të kujdesën të shmangin zonën “play out”. Një histori e mbyllur prej kohësh është mbijetesa, me Flamurtarin e Luftëtarin që duhet të mendojnë për sezonin pasues në Kategorinë e parë.

Artikulli i mëparshëmOFL kalon në Jug, iu nis formularët 5 të dënuarve për krime të rënda në Gjirokastër e Përmet: Deklaroni burimet e pasurisë (Emrat)
Artikulli i radhësNis takimi i ambasadorëve për Reformën Zgjedhore, Soreca pret në zyrë Yuri Kim, Norman e përfaqësuesit e OSBE