Mbrëmjen e djeshme është vendosur tritol në afërsi të një lokali në lagjen 28 nëntori në Vlorë.
Tritoli është pikasur nga vetë pronar të lokalit, para se të shpërthente.
Një pako e dyshimtë është parë në trotuar pranë lokalit ndërsa menjëherë është njoftuar policia.
Pakoja e tritoli është gjetur shumë pranë kopshtit ‘Sulo Dine 2’.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka lëvizur pakon.
Ngjarja ka ndodh mbrëmjen e djeshme rreth orës 11.10 në lagjen ‘28 Nëntori’ Vlorë, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuarin e rrugës një pako të dyshimtë si lëndë plasëse.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.