
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Ai tha se nuk ishte një iniciatorët për një reformë elektorale, por kjo ishte një “peshqesh” që opozita i kishte bërë maxhorancës.
“Për mua në komision nuk duhet të jenë njerëz të zgjedhur nga partitë. Opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Opozita do pushtetin në tavolinë, por këtë se merr ndonjëherë. Është komplet tjetër kur shorti të zgjedh dhe tjetër kur të emëron partia.
Është shumë e thjeshtë. Reformën Zgjedhore nuk e kam kërkuar unë. E morëm peshqesh nga Bundestagu nga opozita. E kanë bërë gogol Shqipërinë, si një vend që nuk bën dot zgjedhje. E gjithë bota është angazhuar që t’i nxjerrë frikën Lulit” – tha Rama.