VIDEO/ Sot në burg për abuzimin me 15-vjeçaren, shihni kur roja e shkollës u këndonte nxënësve

0

Pak ditë më parë, lajmi i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, tronditi mbarë opinionin publik.

Hetimet zbuluan se ish-roja i shkollës, 65-vjeçari, Abaz Dogu, ua kishte shpërndarë videon intime edhe tre të rinjve, të cilët shantazhuan të miturën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me ta për një kohë të gjatë nga frika e publikimit të videos.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për rojen pedofil dhe për tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në skandal.

Së fundmi JOQ ka publikuar një video ku Abaz Dogu shihet teksa këndon në një aktivitet festiv në shkollën, ku ishte roje më parë.
Pedofili 65-vjeçar ka marrë mikrofonin në dorë dhe shfaqet duke u kënduar nxënësve të shkollës 9-vjeçare këngën “Zemër” të Dhurata Dorës.

Artikulli i mëparshëmRENEA te Teatri/ Ministri Lleshaj nxjerr mashtrues Edi Ramën!
Artikulli i radhësNga myku i këmbëve deri te kanceri- vetëm një hap?