FOTO/ “UBER” sponsor dhe shtëpia mbi fanellë, uniforma e Marseille bëhet virale

    0

    Jemi mësuar që gjatë muajve të verës, të njihemi me projektet e reja të klubeve të ndryshme për sezonin e ri, sponsorët, fanellat, lëvizjet në merkato dhe ndërrime trajnerësh.

    Por ndryshe nga sezonet e tjera, ky do të jetë ndryshe, normalisht për shkak të pandemisë Koronavirus. Kampionatet nuk kanë mbaruar dhe do të vazhdojnë gjatë verës, përveç atij francez, u cili u anulua.

    Si pasojë, klubet e Ligue 1 kanë nisur normalisht përgatitjet për sezonin e ri, që është parashikuar të rifillojë në muajin shtator. Marseille ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe uniforma e dytë, është me të vërtetë e veçante.

    “Uber Eats” do të jetë sponsor kryesor, ndërsa në dizajn, janë stampuar shumë shtëpi njëra mbi tjetrën. E sigurt të thuhet se kjo uniformë, nuk është pritur aspak mirë, pasi shumë komente ironizuese dhe qesharake u postuan në faqen zyrtare të klubit francez. Juve, si ju duket?

    Artikulli i mëparshëmE kërkon Milani, Lovren i sinqertë: Stoli ka qenë i vështirë!
    Artikulli i radhësDy gjigantët e Premier League e duan, ylli i Valencias: S’ka si La Liga!