Kanye West është ofruar që të paguajë tarifën e plotë të kolegjit të Gianna Floyd, vajzës së George Floyd.
“TMZ” bën me dije se Kanye do e paguajë për 6 vite me radhë tarifën e shkollimit të vajzës së afro-amerikanit, i cili humbi jetën nga ish-oficeri i policisë që i vendosi gjurin në qafë dhe ai nuk mundi dot të merrte frymë.
Kanye gjithashtu ka dhuruar edhe 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd: Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor, ndërsa do vazhojë të ndihmojë të gjithë njerëzit afro-amerikanë që kanë rënë pre e racizmit dhe janë dhunuar.