Basha: Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve

0

Opozita e bashkuar po bëhet gati për zgjedhje. Kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme pas mbledhjes me kryesinë e PD se do të nisin takimet për të prezantuar planin ekonomik për rimëkëmbjen e vendit.

“Sfida më e madhe është kriza ekonomike dhe kjo nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan. E gjithë vëmendja jonë tani është tek e ardhmja. Opozita do paraqesë platformën ekonomike dhe do e paraqesim nëpër Shqipëri.

Ky do jetë përqendrimi jonë dhe nuk do humbasin asnjë sekondë me grupet dhe kurthet. Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve”, tha Basha.

“Ne do t’i fitojmë zgjedhje, së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ekonominë. Të gjitha energjitë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike që ka kapur vendin”, – u shpreh Basha.

Artikulli i mëparshëmBizneset të godituara nga pandemia, sa kohë do u duhet të rikuperohen
Artikulli i radhësBilanci global i Covid 19/ Rreth 7 milionë të infektuar e 400 mijë viktima