Numri i viktimave nga koronavirusi në botë ka kaluar shifrën e 400 mijë, ndërsa të infektuarit janë 6,913,608 persona sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Deri më sot nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 400,121 persona ku numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve e ka SHBA-ja.
Në SHBA janë infektuar me COVID-19 rreth 2 milionë njerëz më saktë, 1,920,061 nga të cilët kanë ndërruar jetë 109 802. Por edhe numri i të shëruarve nga COVID-19 në botë është i lartë, 3,094,075 persona.
Pas SHBA është Brazili me 672,846 të infektuar dhe 35,930 të vdekur. Në vend të tretë është Rusia me 467,073 të infektuar por me një numër më të vogël vdekjesh krahasuar shifrat e lart të të prekurve, 5,851.
Më pas është Britania e Madhe me 286,295 të infektuar dhe 40,548 të vdekur. Ditët e fundit edhe India ka pasur një rritje të të infektuarve duke shkuar në total, 247,678 persona nga të cilët kanë vdekur, 6,952.
Në vend të gjashtë është Spanja me 241,310, nga të cilët kanë ndërruar jetë 27,135. Pas Spanjës është Italia me 234,801 dhe 33,846 të vdekur. Në vend të tetë është Peruja me 191,758 nga të cilët kanë vdekur 5,301 persona.
Pas Perusë është Franca me 190,759 të infektuar dhe 29,145 të vdekur. Në vedn të dhjetë është Gjermania 185,696 të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 8,685 persona.