Kërkon të përkëdhelë luanin, turisti rrezikon krahun

0

Një video tregon momentin kur një turist kërkon të përkëdhelë një luan duke zgjatur dorën nga xhami i makinës, duke rrezikuar që ta humbasë atë.

Luani është me kurriz nga makina e turistëve, kur një prej tyre zgjat dorën për ta prekur grabitqarin në Parkun Kombëtar Serengeti, në Tanzani.

Luani kthehet i egërsuar dhe turistët zmbrapsen, me njërin prej tyre që kërkon të mbyllë xhamin e makinës, por ka frikë se mos luani i kafshon dorën.

Pasi makina largohet paksa nga luani, turisti mbyll xhamin, ndërkohë që luani nuk ia ndan sytë.

Parku Kombëtar i Serengetit këshillon turistët që të mos i afrohen me makina kafshëve, por t’i qëndrojnë 25 metra larg. Ndërsa në rregulloren e parkut thuhet se në asnjë mënyrë turistët nuk duhet të shqetësojnë kafshët duke bërtitur, duke hedhur sende drejt tyre apo duke ngritur volumin e muzikës në makinë.

Artikulli i mëparshëmI ndërtuar në shekullin XII, fshati fantazmë mund të rishohë dritën e diellit
Artikulli i radhësRrëfimi tronditës i moderatores shqiptare: Tentuan të abuzojnë me mua kur isha 15 vjeç