
Manifestimi i djeshëm në sheshin “Nënë Tereza” kundër përdhunimit të një nxënëseje 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe 3 adoleshentë të tjerë në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e sulmuesit të Breshias Mario Baloteli.
“Super Mario” është solidarizuar me viktimat e përdhunimit si dhe me demonstruesit që ngritën zërin kundër ngjarjes dhe fenomenit të dhunimit seksual të femrave në Shqipëri.
Ai publikoi një foto të moderatores Dojna Mema, e cila mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Pse meshkujt kanë frikë burgun? Për të njëjtën arsyen pse femrat kanë të ecin në rrugë çdo ditë.”
“Ndal çdo lloj forme të dhunës!”- shkroi Baloteli në “Instagram”.
