Talenti i Serisë A refuzon finalistët e Ligës së Kampionëve, hedh poshtë ofertat e majme

0
fiorentina-qarabag-gol

Mesfushori i Fiorentinës Gaetano Kastrovili raportohet se ka refuzuar Totenhemin dhe Dortmundin. Tuttomercatoweb mëson se 23-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen e finalistëve të Ligës së kampionëve dhe skuadrës gjerman, me të dy ekipet që kanë ofruar një shumë të njëjtë 45 milion euro.

Kastrovili i ka refuzuar të dy ofertat pasi synimet e tij janë që të qëndrojë në Itali. Mesfushori ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste në 24 ndeshje që ka luajtur me Fiorentinën. Ai ka nënshkruar një kontratë të re që do e mbajë të lidhur me klubin vjollcë deri në vitin 2024.

Artikulli i mëparshëmUEFA licenson 16 nga 20 klubet e Serisë A, ja skuadrat e përjashtuara
Artikulli i radhësYlli i Napolit vendos të mos rinovojë, i thotë “PO” klubit spanjoll