UEFA ka liçensuar 16 nga 20 klubet e serisë A, duke përjashtuar Breshan, Spalin, Leçen dhe Xhenoan. Këto skuadra kanë afat pesë ditë të apelojnë vendimin.
Stadiumi i Atalantës është ende nën rikonstruksion dhe ky ekip ka zgjedhur impiantin e Sasuolos “Mapei” për ti luajtur ndeshjet e kupave të europës edhe pse deri tani i kishte luajtur në “San Siro”. Ndërsa Kaljari do përdorë stadiumin e Udinezes “Dacia Arena” nëse kualifikohet në europë.
Katër klubet Leçe, Xhenoa, Spali dhe Breshia kanë dështuar të përmbushin kushtet në stadiumet e tyre të vendosura nga UEFA.