Alfred Lela nxjerr raportin mjeko-ligjor dhe paralajmëron padi: Në rrugë e sipër për në gjykatë, provat ja ku i kanë

0

Gazetari Alfred Lela i dhunuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar në profilin e tij në Facebook shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një ghjë të tillë.

Ndonëse vetë kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, mohoi që Lela të ishte dhunuar, ndërsa shtoi se policët kishin bërë detyrën, gazetari i vë përpara këto fakte.

Lela thotë po ashtu se po bëhet gati ta cojë cështjen në gjykatë. Në dëshminë mjekoligjore, mjeku ka konstatuar se i dëmtuari është ankuar për dhimbje koke dhe qafe, marrje mendsh dhe humbje ekuilibri gjatë lëvizjeve rrotulluese të kokës.

STATUSI I PLOTE
Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.

foto galeri
Artikulli i mëparshëm“Kafshë të neveritshme”, gruaja raciste e futbollistit serb ndez SHBA. Vuçiç e merr në mbrojtje
Artikulli i radhësRusia njofton rihapje të pjesshme të kufijve