Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar sot, se mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat.
Ajo i drejtohet ministres së Arsimit, Besa Shahini që të paguajë mësuesit, edhe pse shprehet që në shumë raste rroga nuk iu mjafton as për të paguar faturat.
Mes të tjerash, ajo akuzon qeverinë se është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi dhe se nuk mund ta kuptojë realitetin e mësuesve.
“Paguaji mësuesit #Besa! Sot është data 8 qershor. Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat. Paguaji mësuesit Besa! Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj. Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre. Ju jeni fatkeqesia e tyre! Paguaj#Mësuesit”, shkruan Vokshi