Kush ta ketë keqinformuar Sgarbin duke i thënë se Bylisi është grek?

0

Ditët e fundit, publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi zbuloi se po kalonte pushimet në jug të Shqipërisë. E në këtë udhëtim e shoqëronte kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Pas videove të famshme që qarkulluan të Sgarbit ku rrezikonte të mbytej në bregdetin në Palasë, apo videos me makinë me Lelin, publicisti tanimë ka publikuar një foto në “Instagramin e tij nga Bylisi”, të cilin e quan qytet antik grek.

Mesa duket dikush që e ka shoqëruar Sgarbin të vizitonte qytetin antik, e ka informuar gabim duke i thënë se është grek dhe jo ilir.

Lidhur me këtë ka reaguar arkeologu dhe profesori i njohur Neritan Ceka, i cili përmes një postimi në Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar mjaft ashpër, duke fajësuar Ministrinë e Kulturës për keqinformimin.

Image

“KUSH DO IA KETE THENE ZGARBIT QE BYLIS ESHTE GREK?”

“Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!”- citohet të thotë Ceka.

Pak ditë më parë Sgarbi pati takuar në Tiranë dhe ministren e Kulturës, Elva Margariti, pasi vizitoi Galerinë e Arteve. Menjëherë pas takimit me Margaritin, Sgarbi nisi udhëtimin drejt qyteteve të jugut ndërsa shoqërohej nga Leli./hashtag/

Image
Artikulli i mëparshëmPS propozon: Ja data kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare
Artikulli i radhësPlumbi i kaloi shumë pranë zemrës, mjeku tregon si është gjendja e Ardian Çapjas