Meghan Markle, e lumtur për largimin nga mbretëria

0

Largimi nga familja mbretërore duket se i ka shërbyer vetëm për mirë Maghan Markle. Ose të paktën, kjo u vërejt në fjalimin e fundit virtual të saj mbi çështjen e vrasjeve të afro-amerikanëve.

Meghan u shpreh se e kishte mjaft të vështirë të fliste lidhur me këtë temë. “Kisha frikë se mos thoja diçka që do të përdorej në sensin e gabuar. Më pas kuptova se i vetmi gabim që mund të bëja ishte që të heshtja”, ka thënë ndër të tjera Markle. E ndërsa u shpreh se jeta e afro-amerikanëve ka rëndësi, po aq sa çdo jetë tjetër, një mikeshë e aktores solli diçka në vëmendje.

“Kur po e dëgjoja mu kujtua Meghan-i e vjetër. Shumë më pak e tendosur dhe shumë më shumë vetvetja. Njësoj siç ishte herën e parë kur u takuam. Familja mbretërore e ndryshoi Meghan-in krejtësisht”, ka thënë mikesha për ‘Vanity Fair’. Me pak fjalë, për Markle, largimi nga pallati mbretëror i ka sjellë vetëm të mira. Sipas disa burimeve, flitet prej kohësh se Meghan shumë shpejtë do t’i rikthehet aktrimit.

Artikulli i mëparshëmShBA: Pengesat u hoqën, tani sa më shpejt dialogu që përfundon me njohje mes Beogradit dhe Prishtinës
Artikulli i radhësMadonna shfaqet me paterica në protestë