Pa karantinën do kishte 3.1 milionë vdekje në Evropë!

0

Masa drakoniane dhe shumë vuajtje, por që sipas “Nature” shpëtuan mjaft jetë.

Revista prestigjioze shkruan se pa vendosjen e masave të karantinës në Evropë, prej koronavirusit mund të kishte pasur 3,1 milionë vdekje.

Artikulli i publikuar në faqen online të saj nga kërkuesit e Imperial College London tregon se izolimi dhe ndërhyrje të tjera jo farmakologjike në kontinentin e vjetër patën sukses në reduktimin e niveleve të transmetimit të Sars-Cov-2 dhe në kontrollin e epidemisë.

Vlerësimi i tyre për 3,1 milionë jetë të shpëtuara mbështetet në të dhënat e kombinuara të rreth 11 vendeve evropiane, përfshirë Italinë.

Shkencëtarët kujtojnë sesi nga data 2 deri në 29 mars, vendet e Evropës nisën implementimin e masave të forta që përfshin mbylljen e shkollave, e më tej, izolimin dhe të gjitha këto, rezultuan të suksesshme sipas tyre në mbajtjen e virusit nën kontroll pikërisht në fazën kur ai ishte në kulmin e fuqisë së vet.

Përpos vlerës Rt, që është treguesi i shkallës së infektueshmërisë, një mënyrë për të llogaritur impaktin e epidemisë është dhe analiza e vdekjeve të regjistruara, e cila konsiderohet më e saktë sesa ajo e rasteve që raportohen.

Drejtuesi I studimit, Dr Samir Bhatt, tha se të dhënat tregojnë që po të mos ishin marrë masa të tilla të rrepta, do të kishte pasur një numër shumë më të madh vdekjesh nga Covid-19.

Artikulli i mëparshëmZbulohet drafti i Reformës Zgjedhore, si pritet të ndryshojë KQZ-ja
Artikulli i radhësAmbasadori gjerman: Vendit i nevojitet një frymë konstruktive. Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese të përmbushen para konferencës së parë të anëtarësimit