Burg 6 muaj në Filipine për këdo që anullon porosinë e ushqimit

0

Blerësit në Filipine mund të përballen me deri në 6 vjet burgim, pasi një kërkesë për të parandaluar anullimet e porosive u dorëzua javën e kaluar.

Klientët që anullojnë porositë e tyre, pasi shoferi ka paguar për ushqimet, mund të jenë nën rrezikun e një gjobe të lartë apo edhe burgut, nëse propozimi miratohet.

Pasi kërkesa për shërbimin e porosive u rrit gjatë karantinës, shumë klientë kanë vënë në lojë shoferët e këtyre bizneseve, duke anulluar porosinë në minutë të fundit. Kjo ka detyruar shoferët të paguajnë personalisht për ushqimet e kërkuara.

Nëse akti miratohet, çdokush fajtor për këtë shkelje do të jetë i detyruar të rimbursojë shoferin dhe të paguajë një gjobë prej £1,579. 

Artikulli i mëparshëmFemra e parë amerikane që ‘eci’ në hapësirë thyen rekordin mbreslënës…
Artikulli i radhësFrigoriferët ‘e zgjuar’, kërcënimi më i ri për pronarët