Fiskalizimi, krijohet platforma qendrore e faturave, si do të regjistrohen dhe komunikojnë bizneset mes tyre

0

Komunikimi mes bizneseve që do të lëshojnë dhe do të marrin fatura elektronike, të përcaktuara në procesin e fiskalizimit, do të kryhet nëpërmjet platformës qendrore të faturave. Sipas vendimit të miratuar në Fletoren Zyrtare, për krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e platformës qendrore të faturave elektronike është ngarkuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së  Informacionit (AKSHI). Bizneset që do të lëshojnë dhe do të marrin fatura elektronike janë të detyruar të lidhen dhe të regjistrohen në platformën qendrore të faturave.

“AKSHI,  lëshuesit  dhe  marrësit  e  faturave elektronike, për qëllime të përdorimit të platformës qendrore  të  faturave,  janë  të  detyruar  të  sigurojnë ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore për  rolin e tyre,  në  një  mënyrë  të  besueshme  dhe profesionale,  në  përputhje  me  dokumentacionin dhe   specifikimet  teknike të shkëmbimit të të dhënave, të publikuara në faqen zyrtare të internetit të  Drejtorisë  së  Përgjithshme  të  Tatimeve  dhe  të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, thuhet në vendim.

Komunikimi mes biznesit për faturat elektronike në platformën qendrore, thekson vendimi,  do të jetë nëpërmjet vënies në dispozicion të informacionit që disponojnë, në zbatim me rregullat dhe procedurat për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht  ato  që  mbrojnë  të  dhënat  personale dhe  përdorin  procedurat  dhe  pajisjet  e  duhura teknologjike

Në vendim thuhet se do të jetë AKSHI, në  bashkëpunim me Drejtorinë  e Përgjithshme të   Tatimeve, që do të hartojë dhe do të publikojë  në  faqet  e tyre zyrtare të internetit specifikimet  teknike të shkëmbimit të të dhënave, specifikimin bazë të përdorimit të faturave   e dokumentacionet e tjera,  si dhe çdo ndryshim  të tyre

Zbatimi i procesit të fiskalizimit do të shtrihet në 5 faza, sipas Ministrisë të Financave, ku fillimisht nga 1 shtator 2020, do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë. Në fazën e dytë që nis nga 1 janari 2021, fiskalizimi do të jetë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Nga 1 janari 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë; më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike; më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.

Si do të kryhet lidhja me platformën qendrore të faturave

Vendimi përcakton se aksesimi  i  platformës  qendrore  të  faturave dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet AKSHI-t, lëshuesit   dhe   marrësit   të   faturave   elektronike përmes  platformës qendrore të  faturave, do  të jetë përmes  shërbimeve  të  internetit  të  SOAP,  duke përdorur mesazhe ose përmes portalit Self-Care.

-Për  qëllim  të  vendosjes  së  një  lidhjeje  me platformën   qendrore   të   faturave,   lëshuesit   dhe marrësit  e  faturave  elektronike  janë  të  detyruar  të përdorin  dy  mjedise  të  ndryshme,  ku  instalohen dhe   shërbehen   versione   identike   të   platformës qendrore të faturave:

  1. a) mjedisi provë/test për  qëllimet  e  trajnimit dhe të verifikimit të programeve
  2. b) mjedisi i punës për shkëmbimin zyrtar të të dhënave elektronike dhe informacionit. AKSHI i  siguron  lëshuesve  dhe  marrësve  të faturave  elektronike  mjediset  e  provës/testit  dhe punës për platformën qendrore të faturave.

-Kushtet  për  lidhjen  e  lëshuesve  dhe  të marrësve  të  faturave  elektronike  me  mjedisin  e punës të platformës qendrore të faturave janë:

  1. a) kalimi me  sukses  i  skenarëve  të  testit  të detyrueshëm   në   mjedisin   e   provës/testit   në platformën qendrore të faturave
  2. b) verifikimi i zgjidhjes software-ike. Vetëm një version i verifikuar dhe i certifikuar i zgjidhjes software-ike mund të  përdoret  në  mjedisin e punës. Zgjidhja software-ike e certifikuar një herë e lëshuesve  dhe  marrësve  të  faturave  elektronike  në mjedisin e provës/testit mund të përdoret për çdo lidhje  të  mëtejshme  me  platformën  qendrore  të faturave në mjedisin e punës
  3. c) regjistrimi i   lëshuesve   dhe   marrësve   të faturave  elektronike  në  platformën qendrore  të faturave.

– Lëshuesit dhe marrësit e faturave elektronike janë  të  detyruar  të  përdorin  certifikata  elektronike të  lëshuara  nga  AKSHI  për  t’u  lidhur  me platformën qendrore të faturave.

– Certifikatat   elektronike   përdoren   për   të krijuar  një lidhje  të  sigurt  me platformën qendrore të   faturave,   për   të   identifikuar   lëshuesit   dhe marrësit  e  faturave  elektronike  kur  shkëmbehen  të dhënat    në    mënyrë    elektronike,    si    dhe    për nënshkrimin elektronik të mesazheve në komunikim,   ndërmjet   AKSHI-t,   lëshuesit   dhe marrësit    të    faturave    elektronike.    Certifikatat elektronike  sigurojnë  nëse  lidhja  është  vendosur dhe  është  në  përputhje  me  specifikimet  teknike  të shkëmbimit të të dhënave, të përmendura në pikën 11, të këtij vendimi.

-Lëshuesit    dhe    marrësit    e    një    fature elektronike   që   krijojnë   lidhje   me   platformën qendrore  të  faturave  në  një  mjedis   prove/test dhe/ose   pune   janë   të   detyruar   të   zbatojnë specifikimet  e duhura, në përputhje me specifikimet  teknike  të  shkëmbimit  të të  dhënave, të përmendura në pikën 11, të këtij vendimi, të cilat rregullojnë   mënyrën   dhe   kushtet   e   aksesimit (hyrjes) dhe të përdorimit të mjedisit të provës/testit dhe punës.

Artikulli i mëparshëmAnaliza/ Prit dhe shpreso për Joe Biden
Artikulli i radhësPas Covid-19, rriten çmimet e ushqimeve, kafeneve, argëtimit, celularëve