Katër skuadra për dy vende në finalen e Kupës së Italisë. Futbolli në Itali rifillon me kthimin e gjysëmfinaleve, me të panjohura fizike, mentale e taktike që i bëjnë të vështirë parashikimet. Numrat e përpunuar nga Opta zbulojnë pathyeshmërinë në shtëpi të Juventus, kundër Milan, në Kupën e Italisë që zgjat nga 1985, por bardhezinjtë duhet të bëjnë kujdes nga Rebic që i ka shënuar Buffon në ndeshjen e parë e ka realizuar 40% të golave të Milan në 2020.
Milan nuk fiton kundër Juventus në Kupën e Italisë nga 1985:që atëherë, në 13 sfida në total, tetë janë suksese të bardhezinjve e pesë barazime. Torinezët kanë fituar 10 ndeshjet brenda radhazi në Kupën e Italisë: është edhe rekord për Juventus, që nuk kishte shkuar më larg se tetë.
Në 8 rastet në të cilat Milan ka barazuar gjysëmfinalen e vajtjes në shtëpi në Kupën e Italisë, pesë herë është eleminuar. Kuqezinjtë kanë fituar gjysëmfinalen e kthimit në transfertë vetëm në 1990 (3-1 kundër Napolit); që atëherë, për Milan katër barazime e 6 humbje.
Juventus nuk barazonte një gjysëmfinale të vajtjes në Kupën e Italisë në transfertë nga 1993: në tre rastet e mëparshme, bardhezinjtë kanë kaluar raundin dy herë, duke u eleminuar në herën e fundit kundër Torinos.
Cristiano Ronaldo ka shënuar në tre ndeshje kundër Milan me fanellën bardhezi, ndërsa që kur luan në Itali Paulo Dybala i ka shënuar tetë gola Milanit (gjashtë me Juventus) në të gjitha kompeticionet: vetëm kundër Udinese (9) e Lazio (11) ka bërë më mirë.