Mbledhja e Këshillit të Integrimit Europian në Kuvend, Soreca: Shqipëria të vazhdojë të mbajë gjallë frymën e bashkëpunimit

0
Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca në fjalën e tij në Këshillin e Integrimit Europian në Kuvend tha se integrimi i Shqipërisë në BE tashmë po ndodh në realitet.

Soreca tha se strukturat e BE do të punojnë gjithmonë për Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria do të duhet që të ruajë frymën e bashkëpunimit mes palëve politike.

Në këtë Këshill mbajtën fjalën e tyre edhe presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Gent Cakaj, kryeministri Edi Rama etj.

Luigi Soreca: Strukturat e BE do të punojnë gjithmonë për Shqipërinë. Shqipëria të vazhdojë të ruajë frymën e bashkëpunimit. Ju falënderoj që u bëtë bashkë si parti politike për Reformën Zgjedhore. Integrimi në BE nuk është tashmë aspiratë, por po ndodh në realitet. Legjislacioni i BE të vihet në zbatim nga ana e bashkive. Negociatat të udhëhiqen nga një grup i mirë.

Ilir Meta: Vendimi për të hapur negociatat pritet prej shumë kohësh nga shqiptarët. Rruga drejt Europës kërkon sjellje europiane. Të ketë vullnet politik dhe bashkëpunim ndërmjet palëve. nga ana ime si president i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera për integrimin europian të Shqipërisë. Zbatimi i Kodit të Ri Zgjedhor është një sfidë e re.

Gent Cakaj: BE ka vlerësuar procesin e Shqipërisë.  Duhet vullnet politik. Vendet anëtarë të BE-së kanë vlerësuar progresin e Shqipërisë. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin Europian. Me rëndësi është që të kemi konsensus dhe të ecim përpara. Ka mbaruar shqyrtimi i kapitujve të legjislacionit të BE-së. Integrimi është proces që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë.

Kemi bërë hapat e duhura. Ky proces do të udhëhiqet nga një personalitet i shquar i yni. Të vazhdohet sjellja europiane e Shqipërisë, sic na e kanë kërkuar, për të vazhduar me sjelljen europiane të vendit. Duhet konsensus i brendshëm, të sillemi si një trup i vetëm, për të përfaqësuar vlerat tona strategjike.

Artikulli i mëparshëmReforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve, Rama: Hera e fundit! Duhet t’i zgjidhim vetë problemet. Me Metën do takohesha kudo
Artikulli i radhësMeta dhe Rama të buzëqeshur, i japin miqësisht bërrylat njëri-tjetrit