Meta dhe Rama të buzëqeshur, i japin miqësisht bërrylat njëri-tjetrit

0
Meta Rama (5)

Janë pamje që nuk i shohim shpesh. Jemi mësuar me akuza e kundër akuza dhe me fytyra politikanësh të vrenjtura por ndonjëherë ka dhe takime të ngrohta.

I tillë ka qenë takimi sot mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ndonëse nuk ka pasur shtrëngime duarsh, Meta dhe Rama kanë përplasur krahët, përshëndetja tipike në kohë pandemie dhe janë shfaqur të buzëqeshur.

Të dy kishin zgjedhur kostume ngjyrë blu, ndërsa kryeministri mbante një dorë në xhep, shumë i relaksuar. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja së bashku me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.

Artikulli i mëparshëmMbledhja e Këshillit të Integrimit Europian në Kuvend, Soreca: Shqipëria të vazhdojë të mbajë gjallë frymën e bashkëpunimit
Artikulli i radhësVatër e re virusi në QSUT/ 7 personel mjekësor të infektuar me COVID-19 tek Hematologjia. Rritet numri i shtrimeve