NASA nis ndërtimet e ‘hotelit’ në Hënë

0

NASA ka firmosur një kontratë prej 187 milionë dollarësh me kompaninë Northrop Grumman për të ndërtuar një modul hapësinor, ku astronautët do të qëndrojnë para se të zbresin në Hënë.

I njohur me emrin HALO, moduli do të ketë përmasën e një apartamenti të vogël dhe do të jetë pjesë e ‘Lunar Gateway’, një stacioni të vogël hapësinor që do të orbitohet në hapësirë.

Gateway është pjesë e misionit Artemis që përfshin dërgimin e një gruaje dhe një burri në Hënë në 2024, si dhe udhëtime të tjera për në satelitin tonë.
HALO do të jetë gati në 2023.

Artikulli i mëparshëmZelanda e Re shpall fitoren ndaj Covid 19, kryeministrja kërcen nga gëzimi
Artikulli i radhësHiqet TVSH-ja për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë