Neymar-PSG, një histori dashuri që nuk ndez kurrë, a do të bashkohet braziliani me Messin?

0
Neymar Messi

60 gola dhe 30 asisit në 80 ndeshje janë shifrat që do të bënin të lumtur çdo lojtar dhe çdo skuadër por ky nuk është rasti i Neymar dhe PSG. Të dy palët bënë gjithçka për të kurorëzuar në martesë një histori të bujshme pak vite më parë por që nga ai moment dashuria mes tyre erdhi gjithë duke u zbehur, aq sa sot kërkojnë të shkojnë në divorc. Braziliani, festoi 28 vjetorin e lindjes këtë vit, është në kulmin e karrierës së tij dhe për këtë arsye kërkon që të fitoj me çdo kusht trofe të rëndësishëm, vetëm Ligue 1 nuk përmbush egon e tij.

Neymar Cropped 12qimdvy3wwla1kg27ttlm76pq

Klubi francez investoi 222 milion euro në 2017 me një objektiv të vetëm, së bashku me Neymar të fitonin Champions League, trofe që nuk erdhi kurrë, të paktën jo deri më tani. Sigurisht të fitosh kupën me “vesh të mëdhenj” nuk është aspak e lehtë, nuk e kanë arritur as klube me buxhet shumë më të madh si Man.City por të paktën “qytetarët” kanë arritur një herë të prekin fazën gjysmëfinale ndërsa PSG nuk ka arritur kurrë mes katër ekipeve më të mira në europë. Në dy vitet e fundit, PSG u eliminua që në fazën çerekfinale duke bindu Neymar se në Paris e ka të pamundur të fitoj trofeun që aq shumë dëshiron. Zemra e tij vijon të rrah fortë për Barcelonën, ekip me të cilin arriti të ngjitej në majën e europës, dëshira e tij tashmë është e qartë, kërkon të rikthehet sërish në “Camp Nou”, dëshirë të cilën ia ka rrëfyer edhe shokëve të tij të skuadrës. O’Ney kërkon garanci, garanci të cilën PSG po përpiqet t’ia jap ndërsa Barcelona i garanton prej kohësh.

Artikulli i mëparshëm“Një komb është i skallvëruar nëse mendon se…”, Prof. Edvin Prifti: Dikush në kohë pandemie në mënyrë qesharake mendoi për implementime taksash
Artikulli i radhësPërcaktohet vendi, ja ndërtesa në kodër nga ku u qëllua Çapja