Shqiptari shiste kokainë: Humba punën nga kriza e koronavirusit (EMRI)

0

Një shqiptar, që jetonte në mënyrë ilegale në Angli, u kap duke shitur kokainë.

Gentjan Bashkurti tha përpara gjykatës se ai kishte humbur punën në ndërtim si pasojë e krizës së koronavirusit. Ai tha se përfundoi në rrugë duke shitur kokainë.

Shqiptari u ndalua më 8 maj, teksa ishte në timonin e një makine Skoda.

28-vjeçari shqiptar nxori një patentë bullgare kur e ndaluan. Oficerët i gjetën një deodorant, ku brenda ishin fshehur 19 doza me kokainë.

Gjykatësi i tha: “Ju nuk keni dënime të tjera, as këtu dhe as në Shqipëri. Por jeni kapur duke shitur drogë të klasit A”.

Kurse avokati tha se ai kishte humbur punën nga kriza. Sipas tij, shqiptari nuk ka ardhur në Angli me qëllimin për të shitur drogë.

“Mamaja e tij varet financiarisht nga ai,” tha avokati.

Në fund, Bashkurti u dënua me tre vite burg.

Artikulli i mëparshëmGreqia në alarm: Shpërthim infektimi nga dyndja në plazhe
Artikulli i radhësMisteri i shekullit/ Kjo është ish-e dashura shqiptare e ‘monstrës’