Zyrtare, Vllaznia gjen pasusin e Mirsad Jonuz!

0
Jonuz

Hysen Dedja është trajneri i ri i Vllaznisë. Tekniku shkodran zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe me administratorin e klubit, Suad Lici. Palët gjetën akordin duke zyrtarizuar Dedën në krye të klubit deri në fund të sezonit, lajm ky i konfirmuar nga administratori i klubit shkodran, Suad Lici. Dedja zëvendëson në këtë post teknikun e larguar pas sfidës kundër Flamurtarit, Mirsad Jonuz.

Kjo është hera e katër që Hysen Dedja ulet në stolin e Vllaznisë teksa më herët e ka drejtuar edhe gjatë sezoneve 1996-1998, 2002-2003, 2005-2006. Pas 14 vitesh, Dedja rikthehet sërish në krye të Vllaznisë për të synuar deri në fund objektivin e klubit, pjesëmarrjen në kupat e europës. Aktualisht, pas javës së 28-të, Vllaznia renditet në vendin e 7-të në kuotën e 38-të pikëve. Dedja do të debutoj këtë të hënë në sfidën kundër Bylis.

Artikulli i mëparshëmShet makinën për karrierën e të birit: vetëm se makina është një Ferrari F40
Artikulli i radhësMbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/ Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën: Patjetër zonja Topalli