Në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League, Juventusi u ndëshkua në mënyrë të papritur nga Lukas Tuzar, mesfushori 22-vjeçar, autori i golit të vetëm në takimin e luajtur në Francë përpara sesa futbolli të bllokohej nga pandemia e koronavirusit.
Në fakt, Tuzar as nuk duhej të ishte në fushën e lojës në atë ndeshje, duke qenë se kishte vendosur ta provonte fatin e tij jashtë kampionatit francez, duke pranuar të transferohej në Gjermani. Në janar, Herta e Berlinit e bleu zyrtarisht lojtarin për 25 milionë euro.
Por Herta vendosi ta lejë mesfushorin në Lion deri në fund të sezonit. Por tani ka dalë një problem i ri që atëherë askush nuk e kishte parashkuar. Në teori, më 30 qershor kontrata e tij mbaron dhe Tuzar duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku e pret klubi i ri. “L’Equipe” shkruan se si lojtari, ashtu edhe klubi i kryeqytetit gjerman, nuk kanë ndërmend të presin më gjatë dhe Tuzar nuk ka ndërmend të firmosë asnjë lloj zgjatjeje të kontratës.