Nga lëvizjet e merkatos në rifillimin e kampionatit, duke prekur edhe temat e Lega Calcio e Figc. Beppe Marotta nuk heziton të flasë për gjithcka, edhe për pikat e nxehta si ajo e tratativës për Lautaro Martinez, i ndjekur me kujdes nga Barcellona. “Nuk e di cfarë mendojnë, ndoshta kanë alternativa. Unë shpresoj që të mos e paguajnë klauzolën”. E, në rast lamtumire, do të mbërrijë një ‘top player’.
Merkato është e komplikuar dhe mundësitë duhen kapur, edhe pse disa ide Marotta i ka. Federico Chiesa, sulmuesi i Fiorentinës është mes objektivëve të Inter por konkurenca e Juventus është e fortë, edhe pse Comisso pretendon për lojtarin të paktën 70 milionë euro. “Fiorentina ka pritshmëri ekonomike të larta, ja përse nuk kemi akoma një konfrontim me ta”, thotë Marotta në një intervistë për Gazzetta dello Sport e Corriere della Sera.
Administratori i deleguar zikaltër është përballur edhe me temën Dybala: “Është një prej talenteve më të mëdha. Vitin e kaluar u krijua ndjesia se mund të mbërrinte. Tani është i projektuar të jetë një lider i madh i Juves”. Ndërsa për Icardi, cështje që i ndau tifozët e Inter në dysh, pozicioni i shoqërisë është i qartë. “Bëmë një zgjedhje projekti edhe teknik, një vit më parë dhe e respektuam”. Në lidhje me Serie A e rivalitetin me Juventus, Marotta nuk i frikësohet askujt sepse me ardhjen e Conte “rritje ishte e dukshme”.