Ekspertët: “Industria e naftës mund të shkojë drejt kolapsit me çmimet aktuale”. Bursa për datën 10 Qershor 2020

0

Nëse çmimet e naftës mbeten në nivelet aktuale industria mund tëshkojë drejt kolpasit – kështu ka paralajmëruar një studim i botuar të mërkurën.

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) tha në raportin e tij se: “Rënia e mprehtë e çmimeve të naftës do të prekë regjimet politike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Arabinë Saudite, Irak dhe Iran, çka mund të rezultojë në kolaps të industrisë së naftës edhe në SHBA. Nëse çmimet e naftës kthehen brenda vitit në nivelet e tyre të mëparshme rreziku do të mund të eliminohej në një farë mase “.

Lexo edhe: Arsyeja e vërtetë pse Kina po importon kaq shumë naftë. Bursa për datën 9 Qershor 2020

IEP shtoi se këto tregje ishin tronditur tashmë nga një furnizim i tepërt që vinte nga lufta e çmimeve të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe dështimi i tyre për të rënë dakord për shkurtimet afatgjata të prodhimit.

OPEC dhe aleatët e saj miratuan shkurtimet e prodhimit gjatë fundjavës. Koalicioni ndërkombëtar njoftoi në prill se do të ulë prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë gjatë majit dhe qershorit. Këto shkurtime tani do të vazhdojnë deri në korrik. Uljet e prodhimit kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës në ditët e fundit, por çmimet mbeten modeste në krahasim me nivelet në fillim të vitit 2020.

Bursa për datën 10 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA366.00+ 8.75
DIESEL337.00+ 5.75
BRENT40.08+ 0.42

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmVizita e Presidentit, publikohet për herë të parë letra e Bush për Berishën
Artikulli i radhës‘Maska po, panik po’, Tayna ndez rrjetin me imazhin e fundit