Gjenevë, OKB paralajmëron për krizë ushqimore në Korenë e Veriut

0
Sjeverna Koreja Hrana Nestasica Wfp 1170x530 1 768x348

Një numër në rritje i koreano-veriorëve po vuajnë nga mungesa e ushqimit për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën si pasojë e pandemisë dhe sanksioneve të OKB-së, deklaroi eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut i ngarkuar me monitorimin e vendit.

“Familjet po hanë vetëm dy vakte në ditë, ndërsa të tjerë hanë vetëm misër dhe disa po vdesin nga uria”, theksoi raportuesi i OKB-së për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana.

“Gjithashtu është regjistruar rritje e numrit të të pastrehëve, përfshirë fëmijët”, shtoi ai.

“Perspektivat e një thellimi të mëtejshëm të mungesës së ushqimit dhe pasigurisë së përhapur të ushqimit janë alarmante”, deklaroi Ojea, duke i kërkuar Phenianit të ndajë fonde shtetërore për ushqimin dhe të lejojë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Artikulli i mëparshëmSpanjë/ Mbajtja e maskës e detyrueshme deri sa COVID-19 të zhduket plotësisht
Artikulli i radhësItalia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen detare, përfshin zonë ekskluzive ekonomike