Një rritje ka pësuar sërish numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Pas disa ditësh rënie, tashmë sërish Kosova ka shënuar një kërcitje të kurbës me 29 raste të reja. Shqetësuese është se 13 prej tyre janë në Prishtinë.
Kosova është në javën e dytë të fazës së rihapjes prej fillimit të qershorit teksa ka dalë zyrtarisht nga ‘’Lock-Down’’.
Por edhe në Kosovë nuk është përjashtuar mundësia e një rikthimi të masave për COVID-19 në rast se numrat në rritje do të vijojnë në mënyrë konstante.