Spageti me pulë dhe vaj aromatik

0
Spageti Me Mish Pule Dhe Vaj Te Aromatizuar

1 pako makarona spageti
600-700 gr mish pule
2 lugë supe kaperi
4 ls ullinj pa bërthamë
2-3 thelpinj hudhër
1 gotë verë bardhë/ roze
1 limon (cipë + lëng)

50 gr djathë kaçkavall
1 tufëz majdanoz
1 filxhan kafeje vaj ulliri
1 ls piper të kuq
Kripë, piper i zi

Fillimisht aromatizojmë një filxhan kafeje vaj ulliri me 1 lugë supe piper të kuq. E trazojmë mirë derisa vaji të marrë ngjyrë të kuqe.

Në një tigan të thellë hedhim 2-3 lugë vaj të aromatizuar të ngrohet. Shtojmë racionet e pulës i kaurdisim nga të dyja anët duke i spërkatur me pak kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë hudhrën e grirë imët, kaperin dhe ullinjtë të prerë në fetëza. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë ½ e majdanozit të grirë dhe e lemë mishin e pulës të ziejë me lëngjet e veta për rreth 15 minuta.

Ndërkohë paralelisht kemi vendosur makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim.

Në një tigan tjetër hedhim pjesën e mbetur të vajit të aromatizuar së bashku me cipën e limonit. Sapo vaji të ngrohet shtojmë makaronat, lëngun e limonit, pjesën tjetër të majdanozit dhe ½ e sasisë së djathit kaçkavall. I përziejë mirë dhe i servirim makaronat spageti me mishin e pulës duke i spërkatur me djathë dhe majdanoz të grirë imët.

Artikulli i mëparshëmStarlink lëshon me sukses 60 satelitë të tjerë në orbitë, projekti që synon të furnizojë gjithë globin me internet
Artikulli i radhësCOVID-19/ Kurba nuk njeh ulje, shënohet numër rekord i të prekurve me koronavirus, 42 raste në 24 orët e fundit në vend