Alban Skënderaj dhe Elgit Doda publikojnë hitin e verës

0

Kantautorët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar gjatë ditës së sotme këngën më të re të tyre. Ajo  titullohet “Parajsa ime” dhe vjen e shoqëruar me një klip shumë veror, e xhiruar në bregdetin shqiptar pikërisht për stinën e verës.

Tekstin e ka shkruar vet Arlbani, kurse për producimin është përkujdesur Doda. Ndërsa miksimin dhe masterizimin janë vepër e  Mareglen Bojas. Projekti i dyshes tashmë është lançuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e tyre.

 “Verë 2020, Shqipëri. Hapim zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin më të bukur në botë”, ka qenë përshkrimi që Albani ia ka bashkangjitur një videoje të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram. Dy kantautorët shquhen për zërin e veçantë dhe projektet që sjellin në varësi të kohës dhe stinës.

Artikulli i mëparshëmNdërron jetë këngëtari i njohur
Artikulli i radhësRrufeja vret 15 kokë bagëti në Gramsh, shpëtojnë 4 çobanët (FOTO)