Dalin pamjet e para të lokalit përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet ku gjatë orëve të para të mëngjesit, u hodh një sasi lënde plasëse.
Lokali në pronësi të shtetasit A.K., sic duket edhe në video është rrethuar. Sic mund të shihni nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që dyshohet të ketë vendosur lëndën plasëse.
Sipas pamjeve filmike, ai ishte me kostum sportiv dhe kapuç ndërsa u largua në këmbë pasi hodhi lëndën plasëse në 03:30 të mëngjesit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./balkanweb