Autoritetet e Pekinit kanë ndryshuar librin kombëtar zyrtar të udhëzimeve mbi ilaçet, duke fshirë prej tij çdo produkt që kishte në përbërje lakuriqë nate apo pangolinë, lajmëron media shtetërore.
Kjo lëvizje vjen pasi Kina ndaloi përkohësisht ngrënien dhe tregtimin e kafshëve të egra, si përgjigjie ndaj pandemisë.
Edhe pse origjina ekzakte e sëmundjes nuk është zbuluar ende, teza më e besueshme fajëson pikërisht tregjet e kafshëve të egra.
Kinezëët besojnë se konsumimi i feçeve të lakuriqit të natës mund të përmirësojë shikimin dhe sëmundje të ndryshme të syve. Ky mjekim njihet me emrin Ye Ming Sha.
Pangolini shfrytëzohet për luspat e tij, të cilat konsumohen me shpresën e përmirësimit të qarkullimit të gjakut dhe inflamacionit.
Këto mjekime ishin të listuara në enciklopedinë Ben Cao Gang Mu, por tashmë janë fshirë prej tij, për të mos u përdorur më.