
Ardian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë pritet të mos drejtojë më as KED. KLGJ vendosi me gjashtë vota pro që atij t’i mbaronte mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit. Sa i përket votimit, ai është bërë online. Gjykata e Lartë tashmë ka mbetur me tre antarë.