
Kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe forcave të Policisë në Velipojë.
Teksa IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, të shoqëruar nga dhjetëra policë me skafandra, banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë qëndruar duarkryq.
Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë, që siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë të shumtë në numër.
Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cilësoi aksionin e IKMT në bregdetin e Velipojës si të paligjshëm dhe të dëmshëm jo vetëm për imazhin e zonës në nisje të sezonit turistik, por edhe për ekonominë. /syri.net